EMRI/ I dënuar 16 vjet burg për vrasje, arrestohet fieraku i dënuar në Itali

EMRI/ I dënuar 16 vjet burg për vrasje, arrestohet fieraku i dënuar në Itali

10:19, 18/04/2021
A+ Aa A-

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 16 vite burg, për veprën penale "Vrasje me dashje".

Shtetasi Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier është i dënuar nga Gjykata e Genovas.

Ja njofimi i plotë:

Fier

Finalizohet një tjetër operacion policor për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 16 vite burg, për veprën penale "Vrasje me dashje".

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale "Vrasje me dashje".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco