'Shpërndante ushqim dhe drogë me porosi'/ Kapet kokainë, hashash dhe 3 pistoleta, arrestohet shqiptari

'Shpërndante ushqim dhe drogë me porosi'/ Kapet kokainë, hashash dhe 3 pistoleta, arrestohet shqiptari

17:28, 16/04/2021
A+ Aa A-

Një shtetas grek 46 vjeç, nga Patra dhe një shqiptar 31-vjeçar u arrestuan nga policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin organizonin shpërndarjen e drogës në zonë.

Shtetasi grek ishte pronar i një klubi nate dhe mbante në garazh sasitë e drogës, ndërsa shqiptari ishte i punësuar në një restorant, ku shpërndante porositë e ushqimit.

Blerësit e drogës kontaktonin me pronarin e klubit dhe ky i fundit kontaktonte shtetasin shqiptar, që bashkë me ushqimin, dërgonte edhe lëndën narkotike tek porositësit. Kjo veprimtari ishte zbuluar nga antidroga, e cila ndaloi makinën me të cilën shqiptari po dërgonte një porosi ushqimi dhe sekuestroi 100 gramë kokainë.

Pas kontrollit garazhin e klubit të natës, policia gjeti 5 kg e 220 gramë kanabisi, si dhe një sasi 184 gramë kimikat, që përdoret për përzierjen e kokainës. Ndërkaq, u gjetën edhe 2 revolverë, një e kalibrit 38 mm dhe tjetra 32 mm, të cilat u dërguan për provë balistike, një pistoletë me 13 fishekë municion, si dhe 639 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq, u sekuestrua edhe automjeti që ata e përdornin si mjet për të transportuar drogën dhe u konfiskuan 1,300 euro./ A2/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco