Përgjakin italianin për të tërhequr denoncimin, arrestohen dy vëllezër shqiptarë

Përgjakin italianin për të tërhequr denoncimin, arrestohen dy vëllezër shqiptarë

16:43, 16/04/2021
A+ Aa A-

Një muaj më parë hynë në një studio komerciale në Ascoli ku shkatërruan gjithçka dhe rrahën rëndë duke e kërcënuar edhe me thikë një punonjës të firmës, i cili përfundoi në spital.

Dy vëllezër shqiptarë, 44 e 40 vjeç, u vendosën në arrest shtëpie për aktin nga gjykata e Ascolit. Policia i arrestoi pas një hetimi të shpejtë që zbardhi edhe arsyen e agresionit.

Viktima kishte denoncuar për mashtrim një nga dy vëllezërit, titullar i një dyqani makinash, duke e akuzuar për ulje të kilometrazhit të veturave.

Sulmi i dy vëllezërve kundër tij ishte pikërisht për të tërhequr denoncimin e bërë në Guardia di Finanza. Por, e gjitha kjo vetëm sa e rëndoi situatën për shqiptarin që tashmë ka tërhequr me vete në telashe edhe vëllanë.

Kontrolli në banesat e tyre ka sjellë zbulimin e thikës dhe të një leve hekuri, të dyja të cilësuara si të paligjshme e të sekuestruara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco