Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Plagoset me thikë 19-vjeçari në Kukës, në kërkim autori

Plagoset me thikë 19-vjeçari në Kukës, në kërkim autori

09:52, 16/04/2021
A+ Aa A-

Një i ri është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme pas një sherri për motive të dobëta. Policia njofton se A. D., 19 vjeç, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit F. C., 21 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

“ Goditi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, shpallet në kërkim autori. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasin F. C., 21 vjeç, banues në Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Kukësit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Kukës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco