Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

I gjendet automatik dhe municion luftarak, policia i vë prangat 41-vjeçarit në Korçë

I gjendet automatik dhe municion luftarak, policia i vë prangat 41-vjeçarit në Korçë

09:39, 16/04/2021
A+ Aa A-

Një 41-vjeçar me iniciale A.N. është arrestuar nga policia pasi në një ambient në pronësi të tij janë gjetur një armë zjarri tip automatik dhe 6 fishekë, që i mbante pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Posedonte armë zjarri në një ambient në pronësi të tij, vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë.

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Turan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe 6 fishekë, që i mbante pa lejen e organeve përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco