EMRI-FOTO/ Kërkohet në të gjithë Britaninë, kush është shqiptari i zhdukur prej një jave

EMRI-FOTO/ Kërkohet në të gjithë Britaninë, kush është shqiptari i zhdukur prej një jave

19:52, 15/04/2021
A+ Aa A-

Policia britanike po kërkon ndihmën e publikut për të gjetur shqiptarin e zhdukur, Fatos Ahmeti.

Policia thotë se ata janë të shqetësuar për adoleshentin e zhdukur nga Berkshire, për të cilin oficerët besojnë se mund të jetë parë në zonën e Aylesbury.

18-vjeçari Fatos Ahmeti nga Maidenhead u raportua i zhdukur të dielën e kaluar.

Ai u pa për herë të fundit rreth orës 10.00 të mëngjesit në të njëjtën ditë kur u raportua i zhdukur (4 Prill) në një adresë në Altëood Road, Maidenhead.

Fatosi përshkruhet me flokë të shkurtër dhe të zinj.

Mohammed Rashid, nga stacioni i policisë Maidenhead, tha: "Ne duam të dëgjojmë nga kushdo që e ka parë Fatosin ose ka ndonjë informacion mbi vendndodhjen e tij. Ai është nga Maidenhead, por është i njohur gjithashtu si frekuentues i Londrës dhe Leeds gjithashtu. Kushdo që informacion të na ndihmojë dhe të na telefonojë në 101, duke cituar referencën 4321014176"

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco