E kishin kthyer shtëpinë në serë me 98 bimë marijuane, në pranga dy shqiptarë

E kishin kthyer shtëpinë në serë me 98 bimë marijuane, në pranga dy shqiptarë

15:54, 15/04/2021
A+ Aa A-

Lëvizjet e shpeshta pranë një shtëpie në Varese kanë ngjallur dyshime te karabinierët, të cilët kanë kryer një kontroll, duke arritur një rezultat të papritur.

Pavarësisht dyshime, nuk e mendonin që do të gjendeshin në një apartament të tërë të shndërruar në serrë për kultivimin e marijuanës, plot 98 bimë të rritura brenda tij.

Në telashe kanë përfunduar dy persona, qytetarë shqiptarë, një 37-vjeçar me precedentë dhe një 34-vjeçar, deri sot pa probleme me ligjin.

Shtëpia i përkiste të parit dhe aty karabinierët gjetën edhe mbi 5.5 kile marijuanë gati për shitje dhe 2000. Në shtëpinë e shqiptarit tjetër u gjet edhe një kile tjetër marijuanë e gatshme për shitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco