Dhunon motrën, policia arreston 35-vjeçarin

Dhunon motrën, policia arreston 35-vjeçarin

13:31, 15/04/2021
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar është arrestuar në Klos pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe kërcënuar motrën e tij e cila kishte dhe një urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Ndërkohë në 24 orët e fundit është arrestuar edhe një 43-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

Mat/Ushtroi dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e kërcënoi atë, vihet në pranga 35-vjeçari. Në Dibër kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për ‘Dhunë në familje’.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi i shtetasit K. LL., 35 vjeç, banues në Klos, për veprat penale ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës’, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e ka kërcënuar atë, duke shkelur detyrimet e përcaktuara në urdhrin e mbrojtjes që kishte ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco