Zbardhen dëshmitë e hajdutëve të vilave/ Si u orientuan me Google Map dhe hapën kasafortën…

Zbardhen dëshmitë e hajdutëve të vilave/ Si u orientuan me Google Map dhe hapën kasafortën…

13:31, 15/04/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 të dyshuarit për grabitjen e vilave në zonën e ish-Bllokut dhe Lundrës në Tiranë.

Në qeli janë lënë shtetasit Dorjan Lamani (Qirjazi), Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj dhe Dajvid Dosti. Personat në fjalë me precedentë të mëparshëm penal ishte nën vëzhgim nga policia prej 2 muajsh dhe informacioni ishte se do të grabisnin një pikë Exchange në “Yzberisht”.

Ndërkaq, gazeta “Panorama” ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë lidhur me grabitjen e një vile në zonën e Lundrës në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë  menjëherë pas vjedhjes së  banesën së shtetases me inicialet B.S, me banim në Tiranë Lundër. Gjatë kapjes dhe kontrollit shtetasve iu sekuestrua një shumë prej 16 mijë e 250 mijë euro, disa bizhuteri  dhe  sende të tjera me vlerë.

Plani i grabitjes

Ka qenë pikërisht Dorjan Qiriazi që pa përgatitur planin e grabitjes duke i orentuar të tjerët lidhur me vendndodhjen e vilës përmes Google Maps. Mësohet se ky i fundit është dënuar më parë për “kultivim lëndësh narkotike”.

Fillimisht ata kishin komunikuar me njëri-tjetrin me anë të rrjeteve sociale dhe Dorjani i kishte treguar me anë të aplikacionit ‘Google Map’ shtëpinë për të cilën ai kishte informacione se personat që e kishin në pronësi ndodheshin në punë.

Më 10 Prill, Dorjan Qirjazi e ka marrë në “Messenger” dhe i ka kërkuar që të vijë në Tiranë pasi po ndërronte shtëpinë dhe donte ta ndihmonte në transportimin e plaçkave.

“Më datë 12.04.2021, rreth orës 10.00 e ka marrë në telefon ne rrjetin social “Messenger” shtetasi Dorjan Qirjazi,  i cili i ka thënë “që duhej të takoheshim”, rreth orës 10.30 janë takuar  te një lokal në zonën e Astirit, i cili ishte vetëm. Gjatë kësaj kohe ai i tha që “ishte një punë dhe nëse unë e bëja dot ose jo”, ai më tha se “ishte një shtëpi te Tegu dhe se do ta vjedhim”, unë i thashë se “do e bëjë”, ai më tha “ok” , gjatë kësaj kohe nëpërmjet telefonit të tij i ka treguar banesën që do të vidhnim , ai i ka  treguar nëpërmjet “Googles maps” banesën që do të vidhnim, pra nepermjet hartes. Dorjani i ak thënë që “në këtë banesë nuk kishte njeri dhe se personat që banonin në këtë banesë ishin në punë”, gjithashtu ai i ka thënë ik se “nuk do dalësh bosh atje”. Gjatë kësaj bisede që kanë  bërë gjithashshtu kanë folur edhe për ndarjen e saj që do të merrnim dhe se pjesën më të madhe do e kisha unë dhe pjesën tjetër do e merrte Dorjani. Gjithashtu Dorjani i ka  dhënë një vegël si “krik dore” te madh për hapje dyersh, një kacavidë të madhe pllak dhe një Radio Marrëse Dhënëse, ai i ka thene  që të më ndihmonit të hapja dyert nëse do të kish ndonjë vështirësi në hapjen e tyre. Me Dorjanin e kanë lënë që pasi të vidhja banesën do të takoheshim te shtëpia e tij  në zonën e Astirit  për të ndarë lekët”, thuhet në dosjen hetimore pas dëshmisë së Dajvid Dostit.

Hapja me force e kasafortës

Pasi kanë mbërritur në vilë, dyshohet se ata kanë hapur me forcë derën e ballkonit dhe më pas kanë hyrë në banesë. Ata kanë hapur kasafortën përmes krikos me vakum të cilën e kanë vendosur në të gjithë pjesët e saj, si dhe kanë përdorur kaçavidën. Dajvid Dosti në dëshminë e tij tregon se janë marrë 4 mijë euro.

“Më pas ka kapërcyer murin e shtëpisë dhe ka hyrë në oborrin e banesës, ka marrë drejtimin për nga dera e ballkonit të kësaj banese e cila ishte e hapur fare. Menjëherë ka hyrë brenda dhe ka kontrolluar nëpër shtëpi ku nuk kishte asnjë banor të saj. Pasi ka kontrolluar te njëra nga dhomat e gjumit të katit të parë ka gjetur një kasafortë e cila ishte e mbyllur, e ka hapa me kaçavidën dhe Krikon që kishte me vete në çantë gjithashtu  gjate gjithe kesaj kohe që ka qendruar ne banese perreth nje ore ka komunikuar me radio marrëse dhënëse. Kasaforta ishte me kod dhe  ka qëndruar  rreth një orë për ta hapur , pasi e ka hapur aty kishte një shumë të konsiderueshme parash të cilat ishin në euro, lekë shqiptare nuk kishte, shuma në euro nuk e di sa ishte por ka marrë rreth 4 (katër) pako me euro, gjithashtu në kasafortë ka marrë edhe disa bizhuteri të cilat ishin në kuti të ndara, pasi ka marrë eurot dhe bizhuteritë nga kasaforta, tek kjo dhomë kam marrë një telefon tip Samsung , gjithashtu ka marrë dhe një palë vëth, gjithashtu ka marrë IPAD dhe një lojë fëmijësh Palay Stacion“, thuhet në dosjen hetimore pas dëshmisë së Dajvid Dostit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin udhëtonin autorët , tipit “Ford” me ngjyrë blu e errët, si dhe disa aparate telefoni celular të markave të  ndryshme  të përdorur nga autorët për realizimin  e veprave penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco