‘Mori 4 pako me euro, bizhuteri, 1 Samsung dhe IPAD’, si e hapi hajduti kasafortën e vilës luksoze në Sauk

‘Mori 4 pako me euro, bizhuteri, 1 Samsung dhe IPAD’, si e hapi hajduti kasafortën e vilës luksoze në Sauk

11:55, 15/04/2021
A+ Aa A-

Janë bërë publikë detaje nga dosja e prokurorisë për grabitësit e vilave, në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë.

Në dosjen që është publikuar e plotë  mes të tjerash, është edhe momenti i grabitjes së një vile luksoze, që nga momenti që autori hyn brenda, duke kapërcyer murin rrethues, e deri kur largohet me eurot dhe sendet e marra.

Në dosjen e prokurorisë është zbardhur dëshmia e njërit prej pesë të arrestuarve, Dajvid Dosti, i cili tregon si ka arritur ta hapë kasafortën e vilës luksoze, prej ku ka marrë 4 pako me euro dhe disa bizhuteri.

“Është nisur në drejtim të shtëpisë me anë të telefonit nëpërmjet ‘Google maps” sic e kishin treguar Dorjani drejtimi që unë mora në fillim ishte majtas dhe më pas djathtas dhe gjithë kësaj kohe është orjentohesha nga telefoni për drejtimin e banesës. Më pas ka kapërceva murin e shtëpisë dhe ka hyrë në oborrin e banesës, ka marrë drejtimin për nga dera e ballkonit të kësaj banese e cila ishte e hapur fare. Menjëherë ka hyrë brenda dhe ka kontrolluar nëpër shtëpi ku nuk kishte asnjë banor të saj. Pasi ka kontrolluar te njëra nga dhomat e gjumit të katit të parë ka gjetur një kasafortë e cila ishte e mbyllur, e ka hapa me kacavidën dhe Krikon që kishte me vete në cantë gjithashtu gjate gjithe kesaj kohe që ka qendruar ne banese perreth nje ore ka komunikuar me radio marrëse dhënëse.

Kasaforta ishte me kod dhe ka qëndruar rreth një orë për ta hapur, pasi e ka hapur aty kishte një shumë të konsiderueshme parash të cilat ishin në euro, lekë shqiptare nuk kishte, shuma në euro nuk e di sa ishte por ka marrë rreth 4 (katër) pako me euro, gjithashtu në kasafortë ka marrë edhe disa bizhuteri të cilat ishin në kuti të ndara, pasi ka marrë eurot dhe bizhuteritë nga kasaforta, tek kjo dhomë kam marrë një telefon tip Samsung, gjithashtu ka marrë dhe një palë vëth, gjithashtu ka marrë IPAD dhe një lojë fëmijësh Palay Stacion. Më pas ka dalë nga kjo banesë ku ka qëndruar rreth një orë dhe kam marë drejtimin për të dalë andej nga hyra, pra duke kapërcyer murin rrethues të kësaj banese. Pasi ka kapërcyer murin ka ikur për nga Qëndra tregëtare “TEG”, në drejtim të disa taksive dhe gjatë kësaj kohe është arrestuar nga Policia. Personat e tjerë ka deklaruar se nuk i njoh me emra pasi ishte hera e parë që i shikonte, por po ti shohë përsëri edhe mund ti identifikojë, ka theksuar se unë kam lëvizur në mjetin tip Ford emrat e të cilëve nuk i din ndërsa Dorjani nuk e di me cfarë mjeti ishte”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco