Gjykata jep tjetër masë ‘arrest me burg’ për autorin e dyshuar të vrasjës së Shkelzen Kastratit! Akuzohet për…

Gjykata jep tjetër masë ‘arrest me burg’ për autorin e dyshuar të vrasjës së Shkelzen Kastratit! Akuzohet për…

10:17, 15/04/2021
A+ Aa A-

Është shoqëruar në Gjykatën e Fierit nën forca të shumta policore autori i dyshuar i vrasjes së Shkëlzen Kastratit, Albert Zaja. Ashtu si edhe në seancën e mëparshme, për të njëjtin person Gjykata është rrethuar nga forca të shumta policore, të cilat kanë shoqëruar autorin për të dalë para trupës gjykuese. Ndërkohë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të dyshuarin Alber Zaja, këtë herë për mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Është e dyta herë që Alber Zaja paraqitet pranë togave të zeza në Fier, për sa i përket vrasjes së Shkëlzen Kastratit, një ngjarje e ndodhur në 1 shkurt, në Fier. Më parë, Zaja u njoh me masën e caktuar në mungesë nga Gjykata e Fierit, atë të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim.

Albert Zaja u arrestua gjatë një operacioni të forcave speciale RENEA në Nikël të Fushë-Krujës. Në mënyrë që të mos dekonspiroheshin, forcat speciale kanë përdorur automjete civile në operacion, megjithatë duket se në momentin e fundit Albert Zaja ka kuptuar se ishte rrethuar e ka tentuar të largohet. Duke ecur me vrap për t’i shpëtuar arrestimit, ai ka tentuar të fshehë në baltë armën që mbante pa leje, një pistoletë tip “Glock”, me një krehër me fishekë dhe fishekë në fole, e cila është sekuestruar.

Zaja nuk ka arritur të largohet shumë nga vendi ku ishte i rrethuar dhe është neutralizuar nga forcat RENEA. Burimet thanë se ai nuk ka bërë rezistencë dhe në momentin që i është bërë thirrje që të dorëzohej ka ngritur duart lart. Pas arrestimit Albert Zaja është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në lidhje me vrasjen e Kastratit vijojnë të jenë në kërkim Elson Xheçuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa.

Kastrati u ekzekutua me 2 plumba

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua në mënyrë mafioze me dy plumba më 1 shkurt të këtij viti, në një kohë kur vendi në të cilin u vra ishte tepër i populluar. Një plumb mësohet se e ka prekur atë në pjesën e kokës, çka dyshohet t’i ketë shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Dyshimet e para janë se ky shtetas ka qenë në përgjim nga autorët dhe i janë ndjekur me kujdes të gjitha lëvizjet që bënte gjatë ditës dhe sapo është gjetur momenti, autorët kanë qëlluar mbi 41-vjeçarin brenda në makinën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco