Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Të shtëna në Kavajë dhe një i plagosur, kontrolle policore gjatë gjithë natës

Të shtëna në Kavajë dhe një i plagosur, kontrolle policore gjatë gjithë natës

08:09, 15/04/2021
A+ Aa A-

Të shtënat e një arme kanë turbulluar qetësinë pak minuta pas mesnate në qytetin e Kavajës, duke dërguar Policinë në lagjen nr.5 prej nga erdhën ato.

Një person me iniciale Sh.Sh, 34 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe autori mësohet se është një moshatar i tij, E.S 34 vjeç.

Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën, Policia e Kavajës ka shpallur në kërkim autorin, që u zhduk nga vendi i ngjarjes. Kontrolle të shumta janë zhvilluar gjatë gjithë natës.

Konflikti midis dy burrave mësohet se ka ndodhur për konflikte të dobëta.

Policia tha se po vijon kontrolli  i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco