Plagosja e policit/ Tre vëllezërit tentuan t’i merrnin pistoletën në brez, dyshohet se ishin ….

Plagosja e policit/ Tre vëllezërit tentuan t’i merrnin pistoletën në brez, dyshohet se ishin ….

22:37, 14/04/2021
A+ Aa A-

Burimeve pranë policisë së Beratit, bëjnë me dije se në konfliktin e ndodhur në këtë qytet në mbrëmje ku mbeti i plagosur një efektiv policie, janë përfshirë tre vëllezër, përkatësisht: Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe  Arjan Marini 40 vjeç, të cilët dyshohet si përdorues të lëndëve narkotike.

Këta persona në bashkëpunim sipas policisë pas një konflikti me një çift bashkëshortësh, kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë dhe kanë tentuar ti rrëmbejnë armën.

Polici J.XH, në tentativë për të mbrojtur armën dhe gjatë konfrontimit fizik mes tij dhe vëllezërve që tentonin me dhune t’i merrnin armën për të qëlluar policët e tjerë, pistoleta në brez të policit ka bërë qitje të pavullnetshme dhe me qitje ka plagë hyrëse dhe gëzhoja ka mbetur në armë brenda.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco