Policia e Beratit: Efektivi i policisë u vetëplagos gjatë shuarjes së konfliktit

Policia e Beratit: Efektivi i policisë u vetëplagos gjatë shuarjes së konfliktit

22:00, 14/04/2021
A+ Aa A-

Policia e Beratit ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në mbrëmje në këtë qytet, ku mbeti i plagosur polici, 24 vjeçar, Julian Xhelili.

Sipas policisë së Beratit, efektivi i policisë është vetëplagosur pas një qitje të pavullnetshme të armës, në momentin që ka qenë duke shuar konfliktin midis dy familjeve.  

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20,  ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative  se në lagjen "Dëshmorët e Kombit"  shtetasit G.M., M.M. dhe A.M (vëllezër) po konfliktoheshin me shtetasit A.M dhe bashkëshorten e tij shtetasen O.M .

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë  ku  kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit. 

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, tre vëllezërit  kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit  njërit prej  punonjësve të policisë dhe  gjatë konfrontimit fizik  dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme  ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve.

Nga shërbimet e policisë është bërë, neutralizimi dhe shoqërimi i personave në konflikt dhe  është siguruar vendi ngjarjes.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vijon puna intensive për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco