EMRI/ Kush është polici i plagosur në Berat

EMRI/ Kush është polici i plagosur në Berat

21:20, 14/04/2021
A+ Aa A-

Është bërë i ditur tashmë emri i efektivit të policsë që ka mbetur i plagosur në Berat, në mbrëmje.

Ai është Julian Xhelili, 24 vjeç.

Sipas raportimeve nga terreni, Xhelili ka mbetur i plagosur në këmbë

Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Donika Kastrioti’.

Në sallën operative është lajmëruar për një konflikt midis dy komshinjve. Menjëherë në vendngjarje është nisur një patrullë me katër efektivë të policisë.

Me të mbërritur në vendngjarje, njëri nga personat e përfshirë në konflikt është përleshur me policët. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe një krismë armë, por pa u specifikuar se nga ka ardhur kjo krismë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco