Plagosja e efektivit të policisë në Berat, sherri nisi pas një …..

Plagosja e efektivit të policisë në Berat, sherri nisi pas një …..

21:10, 14/04/2021
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e  Beratit, ku është raportuar se një polic ka mbetur I plagosur. Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në lagjen Donika Kastrioti. Në sallën operative është lajmëruar për një konflikt midis dy komshinjve. Menjëherë në vendngjarje është nisur një patrullë me katër efektivë të policisë.

Me të mbërritur në vendngjarje, njëri nga personat e përfshirë në konflikt është përleshur me policët. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe një krismë armë, por pa u specifikuar se nga ka ardhur kjo krismë. Në vendngjarje aktualisht ndodhen forca të shumta policie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco