‘Në Itali bën shumë para...’/ Arrestohet ‘Rambo’ shqiptar, akuzohet për 27 vjedhje banesash në vendin fqinj

‘Në Itali bën shumë para...’/ Arrestohet ‘Rambo’ shqiptar, akuzohet për 27 vjedhje banesash në vendin fqinj

19:20, 14/04/2021
A+ Aa A-

Një 48-vjeçar shqiptar, i quajtur Zef Tirtja është arrestuar nga karabinierët italianë.

Sipas informacioneve, shqiptari besohet se fshihet pas disa grabitjeve në zonën e Xhenovas dhe prej disa kohësh jetonte në pyll.

Policia ka rënë në gjurmët e Tirtjas, për shkak të një telefonate që ai ka shkëmbyer me një mikun e tij, ku thekson:

“Në Itali bën shumë para me grabitje, sa të bëj edhe ca, do të rikthehem sërish në Shqipërinë time”.

48-vjeçari dyshohet se grabiste shtëpitë, teksa pronarët ndodheshin në gjumë.

Tirtja akuzohet për 27 vjedhje dhe kohët e fundit jetonte në pyll. Për shkak se shqiptari ishte shpërngulur për të jetuar në pyll, efektivët italianë i kishin vendosur nofkën “Rambo i hajdutëve”.

48-vjeçari shqiptar brenda një nate ishte në gjendje të vidhte tre ose katër shtëpi, theksojnë mediat italiane./ BW/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco