‘Duhet të vjedh e të bëj shumë para që të kthehem...’, përgjimet fundosin shqiptarin, kreu 27 vjedhje

‘Duhet të vjedh e të bëj shumë para që të kthehem...’, përgjimet fundosin shqiptarin, kreu 27 vjedhje

11:41, 14/04/2021
A+ Aa A-

Mediat italiane raportojnë se një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar për 27 vjedhje, përfshirë atë të fundit në Crevari.

Hetimet kanë zbuluar përgjimet e bisedave që shqiptari ka bërë në telefon me miqtë e tij, ku mburrej për punën që bënte.

“Në Itali nëse punon (vjedh) mirë bën shumë para. Unë duhet t’i bëj shumë që të kthehen për të jetuar në Shqipërinë time”, u ka thënë 48-vjeçari shqiptar miqve të tij në telefon.

Arrestimi i shqiptarit u bë mëngjesin e djeshëm, ndërsa mediat raportojnë se nga janari i këtij viti deri në mars të ai ka kryer 27 vjedhje.

Hajduti shqiptar lëvizte vetëm nëpër rrugë dytësore përmes zonave të pyllëzuara që ishin të vështira për t’u kaluar dhe kontrolluar nga policia.

Përgjithësisht, për të kryer vjedhjet nëpër banesa shqiptari vepronte i vetëm. Arrestimi i tij u bë pasi policia e kishte nën vëzhgim prej disa kohësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco