Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Detajet/ Si u përplasën njerëzit e Mhill Fufit me policinë

Detajet/ Si u përplasën njerëzit e Mhill Fufit me policinë

18:16, 13/04/2021
A+ Aa A-

Një sherr mes 4 personave dhe një patrulle policie e ndodhur ditën e sotme në Mamurras ka përfunduar me plagosjen e 2 prej policëve në shërbim dhe njërit prej të përfshirëve në këtë ngjarje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në qendër të qytetit dhe për pasojë janë plagosur 2 policët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, pjesë e Patrullës së Rendit në komisariatin e Kurbinit, si dhe Nikoll Fufi (e ka ndryshuar mbiemrin në Vorfi), i cili ishte në makinë me 3 vëllezërit Gentian Fufi, Besmir Fufi (Gjoni) dhe Rudolf Fufi që u përplasën me patrullën.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjatë konfliktit një prej punonjësve të policisë ka nxjerrë armën dhe ka plagosur aksidentalisht 2 kolegët e tij dhe njërin prej personave të përfshirë Nikoll Fufin. Nikoll Fufi dhe 2 policët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, janë qëlluar në këmbë dhe të 3 janë transportuar në spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre efektivët e policisë të cilët kanë qenë në këmbë kanë ndaluar automjetin në të cilin lëviznin 4 të përfshirë, por ata nuk iu janë bindur bluve për t'i kontrolluar. Në këtë moment ata janë konfliktuar dhe përplasur verbalisht me policinë dhe në sherr e sipër njëri nga efektivet e patrulles ka nxjerrë armen e shërbimit dhe ka qëlluar.

Report Tv mëson pas përplasjes janë shoqëruar në komisariat 7 persona nga fisi i ish deputetit Mhill Fufi. Ndërkohë janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes dhe pritet që të zbardhet me figurë në vijim se si ka ndodhur kjo përplasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco