VIDEO/ Plagosja e policëve, arrestohen në Spitalin e Traumës të afërmit e autorit

VIDEO/ Plagosja e policëve, arrestohen në Spitalin e Traumës të afërmit e autorit

17:05, 13/04/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar në Spitalin e Traumës dy të afërm të Nikoll Vorfit, autorit të plagosjes së dy policëve mesditën e sotme në qendër të Mamurrasit

Dy të afërmit janë ndaluar teksa gjendeshin në Spitalin e Traumës ku ndodhen edhe autori, ndërsa dy policët ndodhen në një spital privat për kurim.

Nuk ka ende informacion lidhur mbi shoqërimin e tyre dhe lidhjen e tyre me ngjarjen.

Deri më tani, policia ka shoqëruar në komisariat 7 persona në lidhje me këtë konflikt që ndodhi në Mamurras ditën e sotme.

Ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim respektivisht, Gjon Fufi 40 vjeç dhe Ndue Zefi, 28 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 13/04/2021 18:25

me kan marr ne telefon sot nje cun ,dhe ham e shqetesuar per te dhenat personale qe i kam te e allbenja ,dhe ai person me tha per ke do votoni ne qoft se zgjedhjet behen sot,un i thash nuk do te votoj fare ,jo se un vertet nuk do te votoj se me zi po pres po vota eshte e fshet,po ne kete shtet mizere cfar nuk jemi tu degju e tu pa.

Shto koment

Denonco