VIDEO/ Plagosja e policëve në Mamurras, shoqërohen të afërmit e ish-deputetit socialist

VIDEO/ Plagosja e policëve në Mamurras, shoqërohen të afërmit e ish-deputetit socialist

16:25, 13/04/2021
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Mamurras ditën e sotme, ku një person qëlloi mbi dy policë dhe një qytetar duke i lënë të plagosur, ka vënë në lëvizje edhe strukturat e policisë.

Sipas burimeve të Syri Tv në këto momente policia ka shoqëruar disa persona, dëshmitarë okular dhe jo.

Sipas të njëjtave burime, nga të shoqëruarit janë edhe të afërm të ish-deputetit.

Policët e plagosur janë Ilir Zekaj dhe Flamur Lleja.

Konflikti sipas burimeve nga terreni ka nisur pasi policia kishte ndaluar një makinë, ku pas një debati personi brenda mjeti i afërt me një politikan të PS, ka qëlluar në këmbë ndaj dy efektivëve të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco