Tiranë, arrestohen dy shpërndarës me 650 doza kokainë dhe kanabis

Tiranë, arrestohen dy shpërndarës me 650 doza kokainë dhe kanabis

09:54, 13/04/2021
A+ Aa A-

Dy shpërndarës kokaine në Tiranë arrestuar nga Policia me qindra doza kanabis, kokaine dhe sende të tjera të paligjshme.

Dy të arrestuarit janë Klevi Muça  29 vjeç dhe Mariglen Sheshi, 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia tha se gjatë kontrollit trupor por dhe në shtëpitë e tyre, u gjetën 650 doza kanabis dhe kokainë, 5 doreza grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Të dy janë vënë në akuzë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi:

Tiranë 

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. 

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. 

Sekuestrohen qindra doza me kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, doreza grushti dhe sende të tjera të kundërligjshme.   

Vihen në pranga poseduesit dhe shpërndarësit e lëndës narkotike.  

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë 2 shtetas: 

K. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë. 

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 650 doza me lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, 5 doreza grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Almera13/04/2021 11:41

Zoti ja u çofte nga nje rrufe ne maje te kokes secilit qe i jep droge rinise, mos bëfshin kurre hajer ne 14 breza.

Shto koment

Denonco