Gazetarja merret me forcë nga vendi i punës, dhunohet nga i dashuri

Gazetarja merret me forcë nga vendi i punës, dhunohet nga i dashuri

09:09, 13/04/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kashar. Një gazetare ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike nga i dashuri i saj, i cili e ka marrë forcërisht në makinën e tij.

BW raporton se 40-vjeçarja është dhunuar fizikisht nga i dashuri i saj, një 35-vjeçar, dhe më pas është marrë me forcë nga ai në makinë, në vendin e saj të punës.

Pas sinjalizimit për rastin policia arrestoi 35-vjecarin me inicialet A.K. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po heton rreth rastit.

NJOFTIMI I POLICISE

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish-të dashurën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco