E mbajnë peng dhe dhunojnë 27-vjeçarin, arrestohen dy të rinjtë në Vlorë

E mbajnë peng dhe dhunojnë 27-vjeçarin, arrestohen dy të rinjtë në Vlorë

10:25, 12/04/2021
A+ Aa A-

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Ata janë S. K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht shtetasin A. I., 27 vjeç, banues në Vlorë, dhe e kanë mbajtur përreth 30 minuta në banesën e shtetasit S. K., me pretendimin e një borxhi

Ja njoftimi:

Vlorë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht shtetasin A. I., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilin e kanë mbajtur përreth 30 minuta në banesën e shtetasit S. K., me pretendimin se i kishte borxh shtetasit A. M., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco