Me mijëra persona drejt Shqipërisë për fundjavë, zëdhënsi i qeverisë së Kosovës zbulon arsyen

Me mijëra persona drejt Shqipërisë për fundjavë, zëdhënsi i qeverisë së Kosovës zbulon arsyen

16:59, 11/04/2021
A+ Aa A-

Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë së Kosovës, pohon se masat e reja e ndërmarra nga qeveria kundër përhapjes së koronavirusit nuk kanë qënë shkak që rreth 29 mije kosovarë të kalojnë fundjavën në Shqipëri.

Ai bën një parelelizëm ndërmjet vitit 2019 dhe vitit aktual, ku pohoi se në drejtim të Shqipërisë në prill të vitit 2019 kanë shkuar  30 mijë qytetarë, kohë kjo kur nuk ekzistonte as pandemia, ndërsa në prill të vitit 2020 në drejtim të Shqipërisë shtetin shqiptar e ka vizituar rreth 29 mijë shtetas kosovarë.

“Sipas të dhënave zyrtare në dy ditët e fundit, të premten dhe të shtunën janë rregjistruar rreth 29 mijë persona që kanë dalë jashtë vendit në drejtim të Shqipërisë. Sa për krahasim, në vitin 2019, atëherë kur nuk kishte fare pandemi,  në një fundjavë të krahasueshme , sikurse ajo e 27 dhe 28 prillit, që për shkak të Pashkëve ortodokse ishte fundjavë  e zgjatur dhe me mot të ngrohtë sikurse kësaj fundjave, rreth 30 mijë persona ishin të rregjistruar të kenë dalë jashtë vendit në drejtim të Shqipërisë”, shprehet Kryeziu.

Qeveria e Kosovës ditë më pare mori masa të reja në mënyrë reduktimin e numrit të personave   të infektuar me Covid-19, ku me vendimin e ri nuk do të lejohet lëvizja e lirë nga ora 10 e mbrëmjes deri në orën 5 në mengjes, qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë të kenë një test negativ për Covid-19,  institucionet publike edhe ato  private të arsimit para-universitar do kalojnë online nga 12-18 prill, ndërsa ato universitare nga data 6 deri në 18 prill,  vendimi ndalon edhe veprimtarinë e qëndrave tregtare , përveç shërbimeve esenciale siç janë marketet apo farmacitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco