Protesta në Mirditë,  policia shoqëron edhe gazetarin qe raportonte lajmin

Protesta në Mirditë, policia shoqëron edhe gazetarin qe raportonte lajmin

16:31, 11/04/2021
A+ Aa A-

Policia ka shoqëruar gjatë ditës së sotme edhe një gazetar i cili po raportonte nga vendngjarja për një protestë të disa banorve të dy fshtarave në Mirditë.

Banorëve të fshatrave Thirrë dhe Sang në protestën e tyre iu bashkuan sot dhe disa organizata mjedisore si dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.

Protestuesit bllokuan Rrugën e Kombit dhe kjo solli përplasjen e tyre me policisë. Në një reagim Policia bën me dije se janë shoqërua 33 persona. në përfundim të hetimeve, sipas uniformave blu 33 të shoqëruarit po hetohen në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Mirditë

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk i’u bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, shoqërohen në Komisariatin e Policisë  33 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e sotme, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fanë, Mirditë , kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 33  shtetasve.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe nuk i  janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të zbllokuar qarkullimin e automjeteve.

Materialet në  ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit ” dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik “.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco