Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Detaje të reja/ Kush i porositi 143 kg kokainë nga Ekuadori për në Shqipëri

Detaje të reja/ Kush i porositi 143 kg kokainë nga Ekuadori për në Shqipëri

10:10, 11/04/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja zbulohen nga operacioni i drogës në portin e Durrës ku u sekuestruan 143 kg kokainë.

Policia kishte marrë informacion rreth 2 javë më parë për nisjen e ngarkesës nga Guayaquil dhe kishte shtuar kontrollin në port për të gjitha ngarkesat nga Amerika Latine.

Nga Ekuadori kontejneri kaloi tranzit në Itali në portin Gioia Tauro por nuk u kontrollua. Në dokumentacionin shoqërues kontejneri i ngarkuar me banane kishte destinacion Tiranën.

Me të mbërritur në portin e Durrësit ai iu nënshtrua kontrollit me skaner i cili dha sinjal të kuq.

Për ta kaluar në vijën e dytë të kontrollit policia thirri një prej administratorëve të kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibrakun. Në prani të tij u sharrua pjesa metalike e tavanit ku u konstatuan pakot me lëndë narkotike.

Klajdi Xibraku u arrestua nga ana e policisë dhe pak orë më vonë u arrestua edhe administrator tjetër Erjon Peti.

Të dy të arrestuarit të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin mohojnë të kenë lidhje me trafikun e drogës. Ata thonë se operojnë në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe çdo javë presin kontejnerë nga Amerika Latine, por nuk janë përfshirë kurrë në trafik droge.

Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 11/04/2021 19:01

Dridhe Like

Shto koment

Denonco