FOTO/ Me natriban të zi dhe kafe, si u gjet kontenieri me 140 kg kokainë

FOTO/ Me natriban të zi dhe kafe, si u gjet kontenieri me 140 kg kokainë

18:10, 10/04/2021
A+ Aa A-

Grupi hetimor ka bërë të mundur peshimin e kokainës që u kap mesditën e sotme në Portin e Durrësit.

Sipas grupit të ekspertëve janë sekuestruar 140 kg kokainë, të ndara në pako, me destinacion kompaninë Masabi Fruits në Tiranë.

Siç shikohet edhe në foto kokainë ka qenë e mbështjellë me natribanë ngjyrë kafe dhe të zezë.

Ndërsa disa prej pakove mban mbi to mbishkrimin ”Viejon”.

Siç është bërë e ditur edhe më herët, kokaina ishte fshehur në tavanin e modifikuar të kontenierit.

Personi i vetëm i cili është shoqëruar deri më tani lidhur mbi këtë ngjarje është Klajdi Xibraku, ortak në kompaninë e eksportit të frutave ‘Masabi Fruits’, personi i cili kishte shkuar për të tërhequr konteinerin në Portin e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco