Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Vrasja makabër në Kavajë/ Burri e priti gruan teksa shkonte në mëngjes në punë

Vrasja makabër në Kavajë/ Burri e priti gruan teksa shkonte në mëngjes në punë

17:22, 10/04/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e tmerrshme u regjistrua ditën e sotme në fshatin Manskuri të Kavajës, ku shtetasja Fëllënxa Shirja e gjet e djegur në një makinë dhe vetëm pak metra më tej u gjet i varur bashkëshorti i saj Bilbil Shirja, të cilët ishin në process divorci.

Detajet e fundit zbulojnë se autori vuante nga xhelozia dhe nuk lejonte që bashkëshortja e tij të shkonte në punë. Viktima mësohet se punonte në një fasoneri dhe bashkëshorti e kishte hequr nga puna. Por ajo ishte kthyer sërish dhe kishte nisur procedurat e divorcit.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi djali i tyre kishte festuar 17 vjetorin e lindjes.

Ajo që dyshohet është se autori e ka pritur viktimën mëngjesin e sotëm ndërsa po shkonte në punë.

Dhe më pas e ka mbyllur në makinë, ku edhe i ka vënë flakën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco