Shfrytëzonin pa mëshirë punonjësit, prangosen 6 sipërmarrës shqiptarë në Itali

Shfrytëzonin pa mëshirë punonjësit, prangosen 6 sipërmarrës shqiptarë në Itali

17:22, 08/04/2021
A+ Aa A-

Një megaoperacion i policisë italiane ka vënë në pranga disa sipërmarrës shqiptarë, të cilët kishin abuzuar në mënyrë të dukshme dhe të pamëshirshme me të drejtat e punëtorëve të tyre. Shtatë euro në orë, nganjëherë edhe më pak, asnjë njohje e raporteve shëndetësore, pushimeve, pagës së trembëdhjetë, orëve shtesë, orëve të natës, kuponëve të vaktit ose paradhënieve të pagës së shkëputjes nga puna.

Një shfrytëzim i pamëshirshëm, që çuan Guardia Di Finanza në hetimin e disa kompanive që për të rritur fitimet e tyre mujore, kishin kryer një seri shkeljesh ndaj të drejtave që duhet të përfitonin punëtorët.

Madje jo vetëm kaq por kishin kryer edhe shantazhe në menaxhimin e kontratave dhe nënkontratave, të shoqëruara nga mashtrime tatimore të dobishme për të mbajtur larg të gjitha paratë e "kursyera" nga arka e shtetit.

Në sitën e financierëve italiane janë këtë herë shtatë kompani të administruara nga shqiptarët, që në të vërtetë ishin në duart e një familje të vogël anëtarët e të cilave kishin rolet të përcaktuara qartë në krye të secilës ndërrmarrje.

Gjatë aksionit policor u vendos që katër persona të qëndrojnë në arrest shtëpiak dhe gjashtë të tjerë u është ndaluar të banojnë në Marghera, për t'i parandaluar ata që të vazhdojnë që të influencojnë me kontaktet e tyre brenda sipërmarrjes. Po kështu gjatë aksionit u sekuestruan tetë prona, makina dhe orë luksoze si dhe u sekuestruan aksione të ndërmarrjeve për 1.3 milion euro.

Personat e arrestuar janë Elvisa dhe Gëzim Hasaj, si edhe Gëzim Sufaj dhe Valmir Sykaj, ndërkohë që u ndaluan të qëndrojnë në sipërmarrje Valmira, Dritan dhe Fatjeta Sufaj, si edhe Sema Hasaj, Nexhmije Hotaj dhe Afrim Xhafa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco