Asnjë sinjal për rinisjen e fluturimeve, Eurocontrol 'skuq' Shqipërinë

Asnjë sinjal për rinisjen e fluturimeve, Eurocontrol 'skuq' Shqipërinë

11:54, 08/04/2021
A+ Aa A-

Aeroporti i Rinasit ishte parashikuar të riniste punën ditën e sotme pas pezullimit prej 24 orësh të gjithë aktivitetit ajror në vend për shkak të ndërprerjes së punës nga kontrollorët e Albcontrol.

Por autoritetet shqiptare vendosën ta shtyjnë pezullimin nga ora 10 e paradites së sotme në orën 15:00, ndërsa u dhanë sinjalet e para se Aeroporti ‘Nënë Tereza’ do të rikthehej në normalitet me fluturimin e parë drejt Bergamos të spostuar në orën 17:00 të pasdites së sotme.

Megjithatë burime bëjnë me dije për Faxweb.al se zgjidhja e këtij ngërçi të paprecedentë është ende larg. Fluturimi drejt Begamos është anuluar për sot dhe pa afat, ndërsa shumë qytetarë të panjoftuar kanë mbërritur në Rinas në pritje të udhëtimit të tyre drejt destinacioneve.

Ndërkohë Eurocontrol, që merret me kontrollimin ajror në Europë, ka nxjerrë me shenjë të kuqe hapësirën ajrore në Shqipëri, duke nënkuptuar se mbi vendin tonë nuk ka asnjë fluturim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 08/04/2021 12:12

te gjite ne jemi cmend apo ai edvini,eshte cmede merreni dhe lidheni .mos te shif diell ai mo.

Shto koment

Denonco