EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë që u arrestuan për vrasjen e korçarit në Selanik

EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë që u arrestuan për vrasjen e korçarit në Selanik

10:16, 08/04/2021
A+ Aa A-

Dy të rinjtë janë arrestuar nga Policia e Korçës pasi dyshohet të jenë të përfshirë në vrasjen me thikë të 43- vjeçarit Spartak Dervishi, më 18 maj 2020 në Selanik.

Burime zyrtare të Policisë thanë se janë vënë në pranga Orgel Xhambazi dhe Medi Ganolli, të cilët vranë më thika pas një sherri të çastit Dervishin. Për vrasjen e 43-vjeçarit është arrestuar më parë nga autoritetet greke Romarjo Tahiri, i vënë në pranga më 21 korrik 2020. Spartak Dervishi ishte baba i 2 fëmijëve dhe ngjarja dyshohet se ndodhi pas një sherri të çastit mes shtetasve shqiptarë në Selanik.

“Vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjeve kriminale kundër personit. Finalizohet pas një hetimi disamujor operacioni policor i koduar ‘Radaneci 2021’. Dokumentohet me prova ligjore autorësia edhe e dy bashkëpunëtorëve të tjerë të ngjarjes së ndodhur 1 vit më parë në Selanik, Greqi, ku mbeti i vrarë një 43-vjeçar nga Korça. Për këtë ngjarje është arrestuar më parë nga autoritetet policore greke shtetasi R. T. Operacioni i kryer nga strukturat policore të DVP Korçë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Vihen në pranga 2 nga autorët e dyshuar të ngjarjes”, tha zyrtarisht Policia e Shtetit.

Operacioni

Strukturat policore në Drejtorinë e Policisë Korçë, me mbështetjen e strukturave hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, në vijim të hetimeve disamujore të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 18.05.2020, në Selanik, Greqi, ku pas një konflikti të çastit mbeti i vrarë 43-vjeçari S. D., nga Korça, finalizuan operacionin policor të koduar “Radaneci 2021”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve Orgel Xhambazi, 24 vjeç dhe Medi Ganolli, 32 vjeç, banues në Korçë (të dy të dënuar më parë për vjedhje). Këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit, kanë vrarë me mjet të mprehtë (thikë), në Selanik, shtetasin Spartak Dervishi. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. “Orgel Xhambazi dhe Medi Ganolli u arrestuan në Korçë gjate operacionit policor të koduar ‘Radaneci 2021’, pas hetimeve disamujore të kryera nga Policia e Korçës, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Romarjo Tahiri u arrestua në Greqi më datë 21.07.2020″, thanë burimet nga Policia e Korçës.

Te dyshuar

1. Orgel Xhambazi, 24 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, i arrestuar dje në Korçë

2. Medi Ganolli, 32 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, i arrestuar dje në Korçë

3. Romarjo Tahiri, i arrestuar në Greqi më datë 21.07.2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco