Kapet me postoletë në makinë, arrestohet Lushnjari

Kapet me postoletë në makinë, arrestohet Lushnjari

09:47, 08/04/2021
A+ Aa A-

Qarkullonte me armë zjarri në automjet dhe tentoi t’i shmangej kontrollit të punonjësve të Policisë duke i kundërshtuar, arrestohet 1 shtetas nga policia e Lushnjës.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu dhe 33 fishekë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Lushnjë

Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që shpërndajnë lëndë narkotike.

Evidentohet dhe goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri në automjet dhe tentoi t’i shmangej kontrollit të punonjësve të Policisë duke i kundërshtuar, arrestohet 1 shtetas.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu dhe 33 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me FNSH Fier, në zbatim te planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim, personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe atyre që tentojnë të trafikojnë apo shpërndajnë lëndë narkotike, kanë ngritur pika kontrolli në vende të ndryshme të qytetit të Lushnjës.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë, në lagjen ”Çlirimi", në vendin e quajtur “Shinat e trenit”, kanë ndaluar një automjet tip "Volksëagen" që drejtohej nga shtetasi E. Z., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Në momentin që ky automjet është ndaluar nga punonjësit e Policisë dhe po i nënshtrohej kontrollit, pasagjeri në mjet, shtetasi E. B. (M)., 32 vjeç, ka tentuar të largohet duke kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë. 

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 32-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua edhe një armë gjahu pa leje si edhe 20 fishekë luftarak.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe automjeti tip "Volksëagen" dhe 3 aparate celularë.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B. (M)., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", "Mbajtja pa leje e armëve të gjahut" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco