'Më sekuestruan telefonin', kontrollori ajror flet pas shoqërimit

'Më sekuestruan telefonin', kontrollori ajror flet pas shoqërimit

09:40, 08/04/2021
A+ Aa A-

Një nga kontrollorët e shoqëruar nga policia pas protestës në Albcontrol ka folur për median pas daljes nga Drejtoria e Policisë Tiranë. Ai tha se ndodhej në polici prej orës 23:00 të ditës së mërkurë ku kishte plotësuar një deklaratë për veprimet e kryera. Kontrollori Pirro Lako tha se policia i kishte sekuestruar telefonin, por se nuk dinte arsyen, shkruan Balkanweb.

Sa orë qëndruat i shoqëruar në Drejtorinë e Tiranës?

Që nga ora 11 e darkës.

Çfarë ju komunikua?

Thjesht për një pyetje, plotësoni deklaratën për veprimet tona, pse deklaruam paaftësinë. Mua më bënë pyetje të thjeshta, thjesht më kanë mbajtur telefonin, nuk e di pse. Nuk e di a kanë të drejtë ta hapin telefonin dhe ta mbajnë, por aty jemi pa mbrojtje.

Firmosët diçka?

Firmosa deklaratën dhe një procesverbal për telefonin.

Telefoni është aktualisht i sekuestruar?

Po, i sekuestruar. Nuk e di, nuk është se të thonë shumë, thjesht do kalojë në prokurori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco