Elbasan, shkatërrohet banda e durrsakëve që trafikonte refugjatë për 250 - 300 euro

Elbasan, shkatërrohet banda e durrsakëve që trafikonte refugjatë për 250 - 300 euro

09:29, 08/04/2021
A+ Aa A-

Një operacion policor “Rrezja1”, zhvilluar nga Policia dhe Prokuroria e Elbasanit, ka shkatërruar një grup kriminal që transportonte klandestinë nga vendet e tjera përmes Shqipërinë për në BE kundër pagesës 250-300 euro për person. Katër të arrestuarit dhe dy të shpallurit në kërkim janë që të gjithë nga Durrësi.

U arrestuan Xhulian Drymishi, 29 vjeç; Romeo Dyrmishi, 23 vjeç; Jorid Muceku, 22 vjeç dhe Eralbi Koliqi 21 vjeç si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Artur Salianji, 40 vjeç dhe Sandri Krasta, 32 vjeç, që të gjashtë me banim në Durrës.

Policia tha se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe dy të tjerë që ndodhen në burg që nga 28 shtatori 2020, G.S dhe A.D, kryenin në mënyrë të organizuar veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve me origjinë nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ata bënin transportimin e tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 250-300 euro për person.

Nga hetimet ka rezultuar se kanë transportuar një numër të konsiderueshëm personash, të cilët janë bllokuar nga shërbimet policore, pa mundur të kalojnë kufirin.

Atyre iu sekuestruan 6 makina dhe 11 celularë.

Tashmë po vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco