Vetëplagoset me armë zjarri 50-vjeçari, dërgohet në spital

Vetëplagoset me armë zjarri 50-vjeçari, dërgohet në spital

22:28, 07/04/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme, një 50-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Josif Pashko”.

Sipas raportimeve, i plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 07.04.2021, rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri  një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco