Mashtronte qytetarët me viza pune për në Angli, arrestohet një grua, në kërkim dy bashkëpunëtorët

Mashtronte qytetarët me viza pune për në Angli, arrestohet një grua, në kërkim dy bashkëpunëtorët

17:37, 07/04/2021
A+ Aa A-

Një 39-vjeçare është arrestuar nga Krimi Ekonomik në Tiranë, e akuzuar për mashtrim.

Në pranga ka rënë E. T., 39 vjeçe, banuese në Fier. Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e saj E. M. dhe J. D.

Sipas uniformave blu këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin mashtronin shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbretërinë e Bashkuar dhe pajisjen me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Udhëtimi i sigurt”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Mashtronin shtetas të ndryshëm duke i marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbreterinë e Bashkuar, vihet në pranga një shtetase, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Udhëtimi i sigurt”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetases E. T., 39 vjeçe, banuese në Fier.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet E. M. dhe J. D. (për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në

Mbreterinë e Bashkuar dhe paisjen me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, si dhe 2 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco