Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

I dënuar për tentativë vrasje, kush është 46-vjeçari që u arrestua se la lokalin hapur, kishte goditur edhe policin

I dënuar për tentativë vrasje, kush është 46-vjeçari që u arrestua se la lokalin hapur, kishte goditur edhe policin

11:33, 12/03/2021
A+ Aa A-

Një 46-vjeçar është vënë në prangat e Policisë, pasi ishte shpallur më herët në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Ky person, i dënuar më parë për vrasje, kishte mbajtur lokalin hapur jashtë orarit të lejuar, dhe gjatë kontrollit ka goditur një efektiv si dhe ka shkatërruar mjetin e policisë.

Njoftimi i Policisë:

Bie në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim K.(B). L., 46 vjeç, banues në Mal i Bardhë, Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Ky shtetas, më datë 31.01.2021, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin në lokalin e tij në fshatin Hasan, Fushë Krujë, pas orarit të pacaktuar për mbyllje. Gjatë kontrollit, ky shtetas ka goditur për shkak të detyrës specialistin e shërbimet të rendit pranë stacionit të Policisë Fushë Krujë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco