EMRAT/ Vrasja e shqiptarit, arrestohet autori, zbardhen motivet

EMRAT/ Vrasja e shqiptarit, arrestohet autori, zbardhen motivet

10:16, 12/03/2021
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar një person të dyshuar si vrasësin e 27-vjeçarit shqiptar Santino Xhyra në Itali. Autori i dyshuar është arrestuar gjatë natës, raporton Rai News, duke shtuar se bëhet fjalë për një tjetër shqiptar të quajtur Shaban Fejza 39 vjeç.

Hetuesit italianë kanë zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes. Shaban Fejza kishte shkuar për t’i kërkuar qiranë e banesës Santino Xhyrës, i cili jetonte me një shok tjetër.

Sikurse raportohet, qiraja nuk ishte paguar prej disa kohësh. Vetë Shaban Fejza ishte në rolin e ndërmjetësit për të kërkuar pagesën e qirasë, pasi nuk është pronari i banesës.

Por mes të dyve pati debat verbal. Shaban Fejza e goditi me shuplakë 27-vjeçarin Xhyra, ndërsa ky i fundit u kundërpërgjigj me grusht. 39-vjeçari u largua dhe u rikthye në banesën e Santino Xhyrës i armatosur, duke e qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt.

I riu me origjinë shqiptare Santino Xhyra u vra me 3 plumba pasditen e së enjtes në lagjen Liberta të Barit.

Santino Xhyra u dërgua në spital me një automjet privat, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve që kishte pësuar. /tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco