EMRI/ Kush është shqiptari që u vra gjatë pasdites në qytetin italian

EMRI/ Kush është shqiptari që u vra gjatë pasdites në qytetin italian

19:34, 11/03/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar u qëllua për vdekje pasditen e sotme rreth orës 16.00 në lagjen Liberta të qytetit të Barit në Itali. Sikundër mësohet shqiptari që humbi jetën është Santino Xhyra.

Policia ndërkohë ka rrethuar zonën me qëllim gjetjen e provave për identifikimin e autorëve.

Viktima, 29 vjeç, mësohet se ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Ai qëllua me tre plumba, të cilët i mori në gjoks dhe në bark.

Xhyra u dërgua me urgjencë drejt spitalit me një makinë private që drejtohej nga një tjetër shqiptar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mund të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Ishin pikërisht mjekët ata që njoftuan policinë e cila shkoi menjëherë në lagjen ku ndodhi ngjarja për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco