EMRI/ Gjendet i djegur në Skrapar një 61-vjeçar nga Korça

EMRI/ Gjendet i djegur në Skrapar një 61-vjeçar nga Korça

13:00, 11/03/2021
A+ Aa A-

Gjendet i djegur në një zonë malore në Skrapar 61-vjeçari me origjinë nga Korça, Kastriot Kodra.

Në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune,i moshuari ka rënë sipër një zjarri që kishte ndezur për t'u ngrohur.

61-vjeçari me origjinë nga Korça është gjetur i djegur pasditen e djeshme në një zonë malore në rrethin e Skraparit,të quajtur "Bar i Madh". Ai është gjetur nga disa barinj të zonës,të cilët kanë njoftuar policinë që ka mbërritur në vendngjarje.

Nga këqyrja e policisë në trupin e viktimës nuk janë konstatuar dhenja dhune.

Trupi i 61-vjeçarit Kastriot Kodra u gjet mbi një grumbull shkarpash të djegura në atë zonë. Trupi i pajetë e tij është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit,ku pas ekspertizës mjeko-ligjore ka rezultuar se,vdekja ka ardhur për shkak të asfiksimit nga tymi i zjarrit. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se,kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale,dyshohet se 61-vjeçari ka qënë duke ndezur zjarr për tu ngrohur dhe pasi është asfiksuar nga tymi ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë mbi zjarrin e ndezur, duke pësuar edhe djegie të shumta në trup.

Kastriot Kodra ka lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, dyshohet se vuante nga çrregullime mendore pasi prej vitesh kurohej nga depresioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco