Humb jetën nga COVID-19 një 16-vjeçar në Kosovë

Humb jetën nga COVID-19 një 16-vjeçar në Kosovë

10:59, 11/03/2021
A+ Aa A-

Një 16-vjecar nga Vitia në Kosovë është bërë viktima më e re në moshë nga COVID-19 në Kosovë. Eshtë konfirmuar se i riu ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin për gazeten Express e ka konfirmuar Drejtori i Spitalit Regjinal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Hajrullahu ka thënë se pacienti ka qenë i shtrirë në spital për 10 ditë dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai ka treguar se 16 vjeçari ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Pacienti ka ardh që 10 ditë në spital. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Pra gjendja e tij ka qenë e rëndë prej fillimit. Ndërsa, edhe COVID-19 e ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tij”, ka deklaruar ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco