Plumba makinës në Shijak/ Policia arreston autorin, në kërkim bashkëpunëtori

Plumba makinës në Shijak/ Policia arreston autorin, në kërkim bashkëpunëtori

15:01, 10/03/2021
A+ Aa A-

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Maminas të Shijakut, ku një 27 vjeçar qëlloi me armë bashkë me një person tjetër ndaj një automjeti.

Shijak                                                 

Zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Maminas.

Arrestohet në flagrancë 27-vjeçari që dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të një mjeti, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Mesditën e sotme, në Maminas, Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. D., 27 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip "Benz" me drejtues shtetasin A. D., 38 vjeç. Nga të shtënat nuk ka patur asnjë person të lënduar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. D. në ambientet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 27 vjeç banues në Maminas, Durrës, si dhe u bë shpallja në kërkim policor e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit B. D., 28 vjeç (kushërinj me njëri-tjetrin), për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Vrasja e mbetur në tentativë" kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për gjetjen dhe administrimin si provë materiale të armës së zjarrit me të cilën dyshohet se ky shtetas ka qëlluar në drejtim të mjetit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco