Para fallso dhe doza kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër

Para fallso dhe doza kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër

14:52, 10/03/2021
A+ Aa A-

Posedonte kartëmonedha të falsifikuara dhe shpërndante doza me kanabis, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Ai është shtetasi L. D., 32 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Gjirokastër

Goditet një rast i falsifikimit të monedhave dhe i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Posedonte kartëmonedha të falsifikuara dhe shpërndante doza me kanabis, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte kartëmonedha të falsifikuara dhe shpërndante doza me lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan punën dhe si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 32 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën 400 euro të dyshuara të falsifikuara, disa doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa dhe një thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco