Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

EMRI/ E drogoi dhe më pas e përdhunoi, kapet në Tiranë i riu nga Erseka

EMRI/ E drogoi dhe më pas e përdhunoi, kapet në Tiranë i riu nga Erseka

14:19, 10/03/2021
A+ Aa A-

Një i ri i shpallur në kërkim për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur është vënë në prangat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur nga data 21 shkurt deri më 1 mars të këtij viti, deri ditën që e mitura ka bërë dhe denoncimin në lidhje me këtë ngjarje.

Ndër të tjera mësohet se 26 vjeçari, Orgest Merko fillimisht e ka droguar të miturën në Ersekë, më pas e ka përdhunuar në një banesë në fshatin Kamnik.

‘Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. M., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç’ dhe ‘Nxitja për përdorimin e drogës’, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike’, thuhet në njoftimin e policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco