Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ekzekutimi i Gjikajt në Vlorë, ja dy pistat ku po hetohet

Ekzekutimi i Gjikajt në Vlorë, ja dy pistat ku po hetohet

20:22, 04/03/2021
A+ Aa A-

Ekzekutimi i të riut Tauland Gjikaj mesditën e së mërkurës në Vlorë, po hetohet për borxhet e tij dhe prishja e pazareve të paligjshme.

Sipas informacioneve, dyshimet janë ngritur pas zbardhjes së bisedave dhe mesazheve që 31-vjeçari kishte shkëmbyer pak para ngjarjes në telefon. Bisedat mësohet se kanë qenë të ashpra, me debate dhe ofendime.

I vetmi i arrestuar deri më tani është Hansi Jonuzi, i cili ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e të riut, pavarësisht se u ndalua në automjetin që u përdor për të kryer eliminimin e Gjikajt dhe në makinë iu gjet një armë kallashnikov.  

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë policia ka identifikuar dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë, të cilët dyshohet se janë Skerdjan Gabrani 36 vjeç dhe Elton Hajnaj 45 vjeç.  

Ata kanë qenë miq me njëri-tjetrin, ndaj 31-vjeçari ndaloi në momentin që ata i dolën para në rrugë. Agresorët ishin të pamaskuar dhe teksa njëri i drejtohet me fjalë tjetri ka hapur zjarr nga pas. Viktimës i është gjetur një pistoletë me vete.

Policia e Vlorës ka organizuar kontrolle të shumta për kapjen e 2 autorëve, por pa rezultat. 14 persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë.

31-vjeçari Tauland Gjikaj njihej dhe me dy mbiemrat e tjerë, Beqiraj dhe Manaj, ndërsa rezulton një person me të shkuar të pasur kriminale. I riu është përfshirë në një përplasje me armë në Vlorë në Shkurt të 2018, ndërsa është arrestuar dhe dy herë të tjera për armëmbajtje pa leje./ Klan/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco