Ndalohet polici, dyshohet se plagosi dy qytetarë në Dragash

Ndalohet polici, dyshohet se plagosi dy qytetarë në Dragash

19:38, 04/03/2021
A+ Aa A-

Zyrtari policor i cili dyshohet se plagosi dy persona në Dragash është ndaluar menjëherë pas veprës që ka kryer.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.  

“Është suspenduar menjëherë, çka ndodh më pas janë procedura që i takojnë Inspektoratit Policor të Kosovës dhe prokurorisë”, tha Osmanollaj.

Sipas informacioneve të deri tashme polici i stacionit policor në Prizren kishte plagosur dy persona pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur për çështje materiale./ syri_kosova/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco