Makina rrokulliset në përrua, shoferi hidhet nga automjeti për të shpëtuar

Makina rrokulliset në përrua, shoferi hidhet nga automjeti për të shpëtuar

17:30, 04/03/2021
A+ Aa A-

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Librazhd-Elbasan. Një automjet që lëvizte me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ‘Përroin e Babjes’.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Automjeti sipas dëshmitarëve në vendngjarje  ka pësuar dëmtime të shumta pasi është rrokullisur të paktën 10 metra poshtë rrugës.

Nxjerrja e automjetit nga shtrati i përroit është bërë me vështirësi, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Me fat ka qenë drejtuesi i automjetit i cili sapo ka parë që makina është batuar, është hedhur nga makina duke shpëtuar pa lëndime.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco