FNSH rrethon Elbasanin, sinjalizime për vendndodhjen e Talo Çelës

FNSH rrethon Elbasanin, sinjalizime për vendndodhjen e Talo Çelës

17:00, 04/03/2021
A+ Aa A-

Një operacion ku po marrin pjesë forca të përbashkëta të Policisë së Shtetit dhe të FNSH, po zhvillohet në këto momente në rrethin e Elbasanit. Sipas burimeve nga terreni, aksioni po zhvillohet pas sinjalizimeve se në këtë zonë është parë Talo Çela.

Po sipas këtyre burimeve, i shumëkërkuari Talo Çela mendohet se fshihet në zonën e Metalurgjikut.

Ky nuk është aksioni i parë që bëhet në këtë qytet dhe në fshatin e tij për kapjen e Talo Çela. Çela është në kërkim për grabitjen e Rinasit si edhe për shumë krime të ndodhura në zonën e Elbasanit.

Vetëm disa muaj më parë u ekzekutua edhe vëllai i tij nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas Burimeve nga Policia Shtetit operacioni i sotëm i FNSH po bëhet pas shumë sinjalizimeve që Talo Çela mund të jetë rrikthyer në zonën e Elbasanit dhe mendohet se fshihet në zonën e Metalurgjikut

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco