Makina e godet për vdekje 4 vjeçarin në Malishevë

Makina e godet për vdekje 4 vjeçarin në Malishevë

15:31, 04/03/2021
A+ Aa A-

Një 4-vjeçar është goditur për vdekje nga një makinë në fshatin Carrallukë të Malishevës.

Lidhur me rastin në fjalë detaje ka dhënë Policia e Kosovës.

‘Ju informoj se rreth ores 13:30 jemi informuar se ne fshatin Carralluke në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbësori (fëmijë -rreth 4-vjeçar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmija ishte pa shenja jete.

I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë S.P. Malishevë, njesitet patrulluese jane ne vendin e ngjajres. NJRKRR DRP Gjakovë është njoftuar lidhur me aksidentin.

Për veprime të tjera do te njoftoheni me kohe’, ka thënë Nusret Gjurkaj për IndeksOnline.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco